Raportohet për tjetër sulm në Teheran.

Sipas AFP, gazetarët e saj në terren kanë dëgjuar “një seri shpërthimesh të reja” në kryeqytetin iranian. Më herët, agjencia raportoi se Fars News Agency kishte bërë të ditur se dy lagje në qytetin jugor të Bushehr – ku ndodhet një central bërthamor – ishin shënjestër e raketave.

Edhe IRNA, agjencia shtetërore e lajmeve e Republikës Islamike të Iranit, raportoi për shpërthime të reja në Teheran.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb