Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka dhënë më shumë informacion mbi veprimet e Donald Trump pas sulmeve ndaj Iranit.
Presidenti amerikan ka folur me udhëheqësit e Arabisë Saudite, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, tha ajo në rrjetet sociale.
Sot pati raportime për sulme ndaj bazave ushtarake në Bahrein, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa Irani u hakmor ndaj sulmeve nga SHBA-të dhe Izraeli.
