Publikohen në rrjetet sociale, fotografi të Marinës Amerikane duke qëlluar me raketa, ndërsa operacionet e saj kundër Iranit vazhdojnë.

Një raketë Tomahaëk mund të shihet duke u qëlluar nga shkatërruesi me raketa të telekomanduara USS Thomas Hudner në një vendndodhje të pazbuluar.

Ushtria izraelite ka thënë se ka goditur dhjetëra qendra komanduese ushtarake iraniane sot, përfshirë selinë e Gardës Revolucionare.

Por pati edhe një raport për dëmtime të një ndërtese civile në Iran. Dëshmitarët i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se sulmet izraelite goditën një spital në kryeqytetin Teheran.

Spitali u dëmtua rëndë nga sulmi, me pacientët që u nxorën jashtë objektit, thanë dëshmitarët.

Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim raportoi gjithashtu se pati viktima pasi sulmet goditën një stacion policie në qytet.

Më parë, një zëdhënës ushtarak tha se 100,000 ushtarë rezervistë izraelitë ishin thirrur për operacionin kundër Iranit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb