Komanda e Zonave të Bazave Sovrane njoftoi se personeli jo-thelbësor i vendosur në bazën ajrore britanike RAF Akrotiri në Qipro do të largohet përkohësisht si masë paraprake, pas një sulmi të dyshuar me dron nga Irani.
Në njoftim thuhet se largimi i përkohshëm ka të bëjë vetëm me Stacionin e Forcave Ajrore Britanike në Akrotiri, dhe nuk ka kufizime për vendet e tjera të Bazave Britanike në Episkopi, Dhekelia dhe Agios Nikolaos, ku bizneset dhe objektet do të mbeten të hapura si zakonisht.
Sulmi ndodhi rreth orës 12:03 të mesnatës lokale, kur një dron iranian goditi bazën e RAF në Akrotiri. Ministria britanike e Mbrojtjes në Londër konfirmoi se forcat e armatosura po përgjigjen ndaj incidentit, por nuk ka raportime për viktima.
Zëdhënësi i ministrisë theksoi: “Forcat tona të armatosura po i përgjigjen një sulmi të dyshuar me dron në bazën RAF në Akrotiri, Qipro, i cili ndodhi në mesnatë. Nuk ka pasur viktima.”. Ky incident ndodh në sfondin e operacionit ushtarak të Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izrael kundër Iranit, duke theksuar rritjen e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe ndikimin e tyre në bazat ushtarake britanike jashtë rajonit.
— BFCyprus (@bfcyprus) March 2, 2026
