Shefi i NATO-s Mark Rutte ka deklaruar se mbështet veprimet e SHBA dhe të Izrealit ndaj Iranit, megjithatë thekson se Aleanca qëndron jashtë këtij plani.
Gjithashtu Rutte, shton se SHBA dhe Izraeli po shkatërrojnë mundësinë e Iranit për t’u pajisur me armë bërthamore.
“Është me të vërtetë e rëndësishme ajo që SHBA-të po bëjnë këtu, së bashku me Izraelin, sepse po shkatërrojnë; po degradojnë aftësinë e Iranit për të pasur në dorë aftësinë bërthamore, aftësinë e raketave balistike. Nuk ka absolutisht asnjë plan që NATO të përfshihet në këtë ose të jetë pjesë e saj, përveçse aleatët individualë bëjnë çmos për të mundësuar atë që amerikanët po bëjnë së bashku me Izraelin”, ka thënë ai.
