Forcat Mbrojtëse të Izraelit konfirmuan se kanë nisur sulme në kryeqytetin iranian, Teheran, si dhe në kryeqytetin libanez, Bejrut.

“Ushtria po kryen sulme të njëkohshme kundër objektivave ushtarake në Teheran dhe Bejrut”, tha ajo përmes një deklarate.

Sulmet vijnë rreth një orë pasi ushtria izraelite lëshoi një “paralajmërim urgjent” për njerëzit në periferitë jugore të Bejrutit dhe në dhjetëra fshatra, duke u bërë thirrje atyre që të evakuohen.

Ushtria tha se ka në shënjestër qendrat e komandës dhe objektet e magazinimit që i përkasin Hezbollahut – grup militant i lidhur me Iranin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb