Sapo ka nisur marshimi i protestuesve nga sheshi “Skënderbej” drejt godinës së Kryeministrisë, në kuadër të ditës së 72-të të qëndresës qytetare kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij.

Me pankarta në duar dhe në mënyrë të organizuar, qytetarët po përshkojnë bulevardin kryesor duke artikuluar thirrje të njëpasnjëshme ndaj kreut të ekzekutivit.

Gjatë marshimit po dëgjohen brohoritje masive si “Edi Rama o tradhtar!” dhe “Rama jepe dorëheqjen!”, me protestuesit që kërkojnë largimin e menjëhershëm të tij nga pushteti dhe dhënien e llogarisë para drejtësisë.

Turma po i afrohet godinës së Kryeministrisë, ku edhe pritet të mbahen fjalimet kryesore të këtij tubimi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb