Shërbimet e Policisë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për një të ri, i cili dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kafshën (qen) të një qytetari.

Sipas burimeve zyrtare, 35-vjeçari me inicialet E.K., dyshohet se e ka qëlluar kafshën me pistoletën që e mbante me leje. Pas ngjarjes, arma e zjarrit tip pistoletë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Rasti po hetohet nga strukturat përkatëse, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

“Gjithashtu, këto shërbime referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 35 vjeç, banues në Laç, pasi dyshohet se ka vrarë me armën e zjarrit që mbante me leje, kafshën (qen) e një shtetasi. Arma e zjarrit pistoletë u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.”, thuhet në komunikatë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: