Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini u shpreh i lumtur pas fitores 2-1 ndaj Bylisit, çka solli kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.
Të them të drejtën jam i kënaqur se si hynë në fushë që nga minuta e parë, si Dros. Ishte mjaft mirë, Kuros mirë por ka nevojë për minutat e veta sepse edhe ai nuk ka luajtur dhe ka qëndruar gjatë pushim. Edhe Tafili luajti mirë, në përgjithësi luajtën mirë kështu që janë një garanci më shumë për stolin.
E kisha frikë si ndeshje, se kur vjen një ekip që nuk ka çfarë të humbasë, luan gjithçka për gjithçka dhe mund të të bëjë dëm, ndaj e kisha frikë si ndeshje. Shyqyr Zotit fituam, jemi më të qetë, pas daljes me karton të kuq u qetësova plotësisht. Por përsëri duhet të jemi më cinik në repartin e mbrojtjes se ato raste që krijuan, nuk duhet të na i krijojnë.
Kjo ndeshje iku, mbaroi, presim shortin. Është shumë e rëndësishme ndeshja e Vlorës, çdo ndeshje në këtë fund kampionati është njëra më e rëndësishme se tjetra. Thashë shyqyr që disa lojtarë ruajtën energjitë, i lamë pushim. Kjo është ajo që më gëzon. Pastaj ndeshja e Vlorës është një ndeshje tejet e vështirë, por duhet ta përgatitim mirë, të jemi të qetë gjatë javës, të rikueprojnë energjitë lojtarët që i humbën, kështu që është ndeshje e vështirë”, tha Martini.
