Garda Revolucionare e Iranit deklaroi të enjten se Ngushtica e Hormuzit është e mbyllur për anijet që i përkasin Shteteve të Bashkuara, Izraelit, vendeve evropiane dhe aleatëve të tjerë perëndimorë.

Në një deklaratë publike, një zëdhënës i Gardës Revolucionare tha se Irani ka të drejtë të kontrollojë kalimin në këtë rrugë strategjike detare në kohë lufte.

“Ne kishim deklaruar më parë se, bazuar në ligjet dhe rezolutat ndërkombëtare, në kohë lufte Republika Islamike e Iranit ka të drejtën të kontrollojë kalimin përmes Ngushticës së Hormuzit. Nëse vërehen anije që i përkasin Shteteve të Bashkuara, Izraelit, Evropës dhe mbështetësve të tyre, ato patjetër do të goditen”, tha zëdhënësi.

Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë për transportin e naftës dhe gazit, pasi një pjesë e madhe e eksporteve globale të energjisë kalon përmes saj. Deklarata e fundit e autoriteteve iraniane pritet të rrisë tensionet në rajon dhe shqetësimet për sigurinë e trafikut detar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb