Gabriel Magalhaes, lojtari i Arsenal, u shpreh i lumtur pas fitores 0-1 ndaj Brighton.

“E dimë se çfarë ndeshjeje donim të luanim, por ky është një vend shumë i vështirë për të ardhur dhe për të luajtur.

“Mendoj se gjëja më e rëndësishme është të merrnim fitoren, të mos pësonim gola dhe të merrnim tre pikë”, vazhdoi ai.

Ai gjithashtu vlerësoi Bukayo Saka pasi anësori shënoi golin vendimtar në paraqitjen e tij të 300-të me Arsenalin. “Jam gjithashtu shumë i lumtur për Bukayon! Ai është një djalë i shkëlqyer.

“Ai është ende i ri dhe ka 300 ndeshje me fanellën e Arsenalit. Ne të gjithë jemi shumë të lumtur për të”, shtoi Gabriel.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb