I “zhdukur” që nga 7 shkurti, gjendja e Armando Brojës mbetet ende e paqartë. Pak ditë më parë, trajneri Parker theksoi se Broja nuk është ende gati, madje i duhen ende disa javë për t’u rikthyer në fushë. Nga Anglia, mediat bëjnë me dije se Broja nuk do të jetë në dispozicion të Burnley as për takimin kundër Bournemouth, në program për t’u zhvilluar më 14 mars.
Sipas të gjithë gjasave, sulmuesi kuqezi do të rikthehet ndaj Fulham më 21 mars, por gjendja e tij do të vlerësohet në vazhdimësi. Broja dhe Sylvinho janë në garë me kohën për të marrë një vendim në lidhje me takimet e fazës “play-off”, por gjendja e tij dhe forma e bëjnë shumë të vështirë prezencën dhe rolin e tij si protagonist, të paktën për takimin kundër Polonisë.
Në kualifikueset e Botërorit, Sylvinho i ka besuar gjithnjë Brojës, madje një fanellë titullari, edhe pse shpesh nuk ka qenë në kushte perfekte fizike. Mbetet për t’u parë se çfarë vendimi dhe çfarë plani do të këtë herë Sylvinho për sulmuesin kuqezi.
