Detaje të reja janë mësuar në lidhje me operacionin e zhvilluar nga SPAK në Ujin e Ftohtë në Vlorë, ndaj grupit kriminal në Inez Hajrulla, i cili pasoi Edison Harizajn.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se në banesat e kontrolluara janë gjetur fishekë dhe shumë telefona.
Ndërkohë urdhër-arreste janë lëshuar për Ines Hajrulla dhe krahun e tij të djathtë Ervis Matodoshaj. Deri tani mësohet se të dy këta emra të njohur të botës së krimit nuk kanë arretur të vihen në pranga.

Burime nga Prokuroria e Posaçme bëjnë me dije se jo vetëm nga zbërthimi i Sky ECC por dhe nga dëshmi, të dy këto persona akuzohen se kanë organizuar dhe realizuar vrasjen e Gentian Qarrit në shkurt të vitit 2021.

Ndërkohë, personi i tretë ndaj të cilit është ngritur një akuzë e re, është Flodian Plaku, i cili tashmë akuzohet edhe për trafik ndërkombëtar kokaine. Aktualishtai ndodhet në paraburgim të sigurisë së lartë dhe po gjykohet për vrasjen e Gentjan Bejtjas.

Janë lëshuar urdhër arreste për katër persona të tjerë. Njërit prej tyre i është komunikuar akuza pasi ndodhet në paraburgim, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të arrestuar në Itali dhe i fundit në Janinë.

Inez Hajrulla është një emër i cilësuar si kontigjent kriminal për Policinë, i cili i ka shpëtuar dy atenteve, fillimisht në vitin 2017 dhe më pas në 2019.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: