Qazim Laçi është kthyer në rolin e protagonistit te skuadra e Rizerspor në elitën turke. Mesfushori i kombëtares i dhuroi 3 pikë skuadrës së tij ndaj Antaljaspor, në ndeshjen e luajtur këtë të dielë.

Në minutën e 10-të, Laçi mori përsipër ekzekutimin e një penalltie dhe ia doli që të dërgojë topin në rrjetë. Pas sfidës, paraqitja e lojtarit kuqezi u vlerësua me notën 7,6, një nga më të mirët në fushë për ekipin e tij.

30-vjeçari, në sezonin e parë me këtë skuadër është përshtatur mjaft mirë. Në 24 ndeshje të luajtura, ai ka realizuar 4 gola ndërsa ka dhuruar 6 asiste. Laçi synon që të gjejë formën më të mirë të mundshme në këtë fazë të rëndësishme të sezonit dhe të japë kontributin e tij për kombëtaren në ndeshjen ndaj Polonisë.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb