Në takimin e tij në Vlorë, Ervin Salianji tha se Partia Demokratike nuk mund të vazhdojë të thotë ‘fajin e ka Edi Rama’.

Gjithashtu ai theksoi se përgjegjësinë politike e kanë drejtuesit dhe jo votuesit.

“U tha që partia do hapej, por të gjithë e dinin në tavolinë që thonin që PD do t’i humbë zgjedhjet. Dhe të nesërmen dolën sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Por demokratët kanë dhimbje sepse të gjithë dhunën e regjimit e ndjejnë demokratët. Opozitës për të kompensuar humbjen që ka pësuar në Vlorë do të duhet të fitojë në 6 qarqe të tjera. Përse nuk i shohim këto, apo do vazhdojmë të themi që fajin e ka Edi Rama…Edi Rama duhet larguar, por ne duhet të gjejmë njerëzit e duhur. Por kryetari i PD mban përgjegjësi për gjithçka i ka ndodhur partisë. Për 4 vite u fol për atë që quhej neni Basha. Por sot a jemi forcë qeverisëse? A po themi të përcaktohet Kushtetuta e PD sot të gjithë. Por pa diskutim që Berisha ka status të veçantë. Mund t’i lejohej rikandidimi, por si? Pa bërë fare garë, duke i përjashtuar kontributorët dhe që mbajnë barrë të rëndë gjatë gjithë kohës. Si do të zhvillohet zgjedhjet e prillit që ka PD, duke mbyllur sytë. Gënjeshtrat vetëm e dëmtojnë PD”,, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb