Evakuohet aeroporti Ndërkombëtar, “Kansas City”, në SHBA pas raportimeve për kërcënime brenda ndërtesës. Pas paralajmërimeve, të gjitha nisjet nga aeroporti në Midwest të SHBA-së u ndaluan, ndërsa pasagjerët u përfshinë nga paniku dhe frika.

FBI ndodhej në vendngjarje , ndërsa nuk janë dhënë shumë detaje lidhur me kërcënimet dhe shkaktuan situatën.

Departamenti i Aviacionit i Kansas Cityt tha për “Daily Mail”: “Departamenti i Aviacionit i Kansas Cityt është në dijeni të një situate shqetësuese në Aeroportin Ndërkombëtar të Kansas Cityt (KCI). Si masë paraprake, departamenti ka evakuuar pjesë të terminalit të aeroportit. Policia e Aeroportit po punon me FBI-në për të përcaktuar çdo kërcënim të mundshëm.”

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: