Selia qendrore e Forcës Hapësinore të Gardës së Revolucionit në Teheran është goditur nga dronë dhe raketa.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit deklarojnë se kjo seli shërbente si qendra kryesore e komandës dhe kontrollit për forcat ajrore të regjimit iranian, përfshirë sistemet e raketave balistike dhe dronët ushtarakë.

Në njoftimin e IDF thuhet se nga kjo seli planifikoheshin dhe monitoroheshin operacionet e forcave ajrore, përfshirë hartimin e sulmeve kundër Izrael dhe vendeve të tjera të rajonit.

Ushtria izraelite thekson gjithashtu se asnjë nga sistemet e raketave që kërcënojnë Izraelin nuk mund të konsiderohen të sigurta.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb