Gola, spektakël dhe emocione në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions. PSG triumfon 5-4 ndaj Bayern, në përballjen e luajtur në Paris.Takimi nisi me ritëm të frikshëm, me skuadrat që u hodhën menjëherë në sulm. Bavarezët kaluan në avantazh me Kane, falë një penalltie.Nuk mungoi përgjigja e vendasve, teksa Kvara me të djathtën e tij, çoi topin në cepin e portës.

Parisienët përmbysën sfidën, Neves gjeti të papërgatitur mbrojtjen e mysafirëve. Olise riktheu ekuilibrat në Paris, por në fundin e pjesës së parë, një gol i Dembele nga penalltia “elektrizoi” stadiumin. PSG e nisi me shumë dëshirë pjesën e dytë dhe realizoi dy herë, me Kvara dhe Dembele.

Gjermanët nuk u dorëzuan dhe ngushtuan shifrat me Upamecano dhe Diaz, me golin e këtij të fundit që u konsiderua i rregullt vetëm pas kontrollit në sistemin VAR. Vëmendja tashmë është e fokusuar te ndeshja e kthimit në Mynih, aty ku do vendoset skuadra e kualifikuar për në finale.

 


 

 

 

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: