4 pikë në 3 ndeshjet e fundit, mbi të gjitha suksesi kundër Vllaznisë, kanë bindur drejtuesit e Flamurtarit t’i besojnë përfundimisht stolin kuqezi dyshes Liçaj-Andi Ribaj. Me anë të një deklarate për mediat, ekipi vlonjat njoftoi ndërprerjen e kontratës me Francesco Moriero:

“Klubi i Futbollit Flamurtari njofton se bashkëpunimi me trajnerin Francesco Moriero ka përfunduar me mirëkuptim të plotë mes palëve. Klubi dëshiron të falënderojë trajnerin Moriero për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë periudhës së tij në krye të skuadrës. Kontributi i tij ka qenë i rëndësishëm për ekipin dhe për zhvillimin e klubit”, lexohet ndër të tjera në deklaratën për mediat.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb