Për herë të parë këtë sezon, Partizani “thyen” Dinamo City, e bënë këtë në “Air Albania” në një 90-minutësh të dominuar totalisht. Suksesi 0-2 fut “demat” për herë të parë në zonën “Final4”, me ekipin e Kërnajas që kap vendin e katërt duke ndezur shpresat për të siguruar një vend në Evropë. Të kuqtë po kalojnë një moment fantastik me 5 fitore radhazi në kampionat.

Ndryshe nga Partizani, ekipi i Ilir Dajës vijon rënien e lirë duke ndërlikuar jashtëzakonisht shumë këtë sezon që e nisën me stofin e një ekipi favorit.

Në sfidën tjetër të javës së 27-të, Egnatia triumfoi 4-2 përballë Teutës duke kapur Elbasanin në kuotën e 49 pikëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb