Prokuroria e Posaçme ka shtyrë me 3 muaj afatin e hetimeve për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Gazetari Artan Hoxha e ka quajtur një lëvizje të tillë si tërësisht procedurale. Ai ka analizuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 mbrojtjen që kryeministri Edi Rama i ka bërë Ballukut, ndërsa tha se e vërteta mund të zbardhet e plotë vetëm në rast se hetimet zgjasin përtej mandatit të 4 të qeverisë Rama dhe pushteti politik bie.
“Procedurë. Kemi hyrë në procedurë, nuk ka ndonjë dallim. Ajo ë duhet të ndodhte me Ballukun është që qëndrimet politike duhet të ishin të tjera, sepse ndryshe nga gjithë personazhet e tjerë politikë vijon të drejtojë qarkun e dytë më të madhe në vend, është deputetë dhe ka një imunitet politik.
Gabimi është i Ramës dhe PS që për herë të parë kanë zgjedhur të bëjnë këtë lloj mbrojtje që nuk ia kanë bërë askujt tjetër. Unë uroj që hetimet të shkojnë përtej mandatit të 4. Sepse atëherë do të dalin ca gjëra të tjerë.
Ai që ka bërë betonin në Surrel e ka bërë bërë pa hile, e ka betonuar aq fort sa nuk lëviz ai vend aty. Pra duhet të ikë mbështetja politike dhe pastaj do ketë mundësi për një hetim shterrues”, tha ai.
