Disfata në derbi pa diskutim që nuk i lë një shije të mirë ambientit në shtëpinë zikaltër, as trajnerit Chivu, por ky i fundit nuk e bëri dramë këtë humbje, i vetëdijshëm se janë ende në pozita komode, plus që përballë Milan ishte i detyruar të bënte llogaritë me disa mungesa shumë të rëndësishme dhe me disa lojtarë në kushte jo të mira fizike. Bëhet fjalë për lojtarë si Martinez, Thuram, Calhanoglu, apo dhe një Barella e Dumfries.

Holandezi mori disa minuta në derbi, një trend që pritet të vijojë edhe ndaj Atalanta-s. Pas 3 muajsh mungesë, Dumfries nuk pritet të zbres titullarë, por do të vijojë të ketë minua më shumë.

Kur do të rikthehet Calhanoglu? Tifozët u befasuan kur e panë në stol për 90 minuta, por rikthimi i tij në fushë është ende larg. Turku nuk pritet të jetë as kundër Atalantës, me shumë mundësi do të aktivizohet përballë Fiorentinës më 22 mars.

Pikëpyetja e fundit, mbase edhe më e rëndësishmja është kur do të shohin së bashku dyshen Martinez-Thuram. Në lidhje me francezin nuk ka dyshime që do të jetë ndaj Atalantës, ndërsa për Martinez duhet pritur edhe një javë më shumë.

Me rikthimin e këtyre titullarëve, Chivu është i bindur se ekipi i tij mund t’i bëjë një mbylle pozitive këtij sezoni, ku titulli në Serie A është një kusht i panegociueshëm, çdo përfundim tjetër në këto kushte do të ishte një dështim i madh.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: