Gjermani i fundit që u kthye prapë në Shqipëri nuk është Peter Bayer, raportuesi për Shqipërinë në Bundestag që dje vizitoi Shqipërinë! As Ministri I Shtetit për Çështjet Europiane Krischbaum, i cili i rikujtoi Ramës me vendosmërinë tipike gjermane para 1 muaji kufijtë në lidhje me pavarësinë e gjyqësorit. Dhe aq më pak ministri i Jashtëm Wadephool, i cili në nëntor përsëriti të njëjtin refren në mes të Tiranës! Lini drejtësinë e pavarur tëbëjë punën e saj. Një frazë sa e përgjithshme në kontekstin e veprimtarisë së SPAK në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, po aq dhe aktuale në mos akute në lidhje me një çështje mëse konkrete: heqjen e imunitetit të Ballukut! E për hir të së vërtetës gjermanët kanë folur gjithnjë, si me gojën e tyre a po aq me atë të Brukselit që e ndikojnë aq shume prej fuqisë që u buron nga pesha politike dhe ekonomike në BE.
Sepse gjermanët janë seriozë, ndonjëherë më shumë se ç’duhet për latinët! Por ja që janë gjermanë e siç thotë populli, “me miellin e gjermanit nuk bëhet shaka”!
Por përtej folklorit politik, diskutimi rreth vëmendjes së shtuar gjermane në Shqipëri është mëse legjimiti, pasi fuqia më e madhe europiane pas nisjes së luftës në Ukrainë ka dalë nga letargjia pacifiste e post Luftës së Dytë Botërore. Duke marrë pikërisht përgjegjësinë që I takon pa komplekse të së shkuarës së shekullit të kaluar, tashmë si një shtet demokratik, fuqi e padiskutueshme e kapitalizmit europian e lokomotivë e BE. E ndërkohë edhe koha e Merkel që u mundua aq shumë për të vizatuar një Ballkan Perëndimor vullnet-mirë për tu integruar duke mbyllur një sy, ka mbaruar. Tani letrat janë mbi tavolinë. Afrimi i datës së integrimit për shkak të plotësimit të kapitujve nuk mund të jetë më një proces veçse dashamirës por edhe një moment shpërfaqjes i të vërtetave të mëdha. Angazhim konkret I Shqipërisë në vendosjen e shtetit ligjor, tregut të lirë pa korrupsion e ndërhyrje të paligjshme të qeverisë dhe mbi të gjitha qartësi gjeo-strategjike.
Larg nga Rusia e praktikat e saja autokratike në qeverisje dhe integrim real në botën perëndimore të Europës së bashkuar. E në të treja këto çështje duket se qeveria shqiptare duket se ka ngecur në baltë. Pikerisht rasti Balluku ka ekspozuar falsitetin e retorikës integruese të Ramës që në rrafshin e veprimeve konkrete saboton çdo ditë vendosjen e parimeve demokratike në praktikën qeverisëse.
Gjermanët dhe BE duket se nuk e tolerojnë dot më këtë kontrast. Nëse deri dje kishin dyshimet e tyre për fasadën demokratike pas se cilës fshiheshin simptoma të qarta autokracie të mazhorancës socialiste socialiste shqiptare, sot perdja e hipokrizisë ka rënë. Rama dhe të tijtë po përdorin forcën e kartonave në parlament, për të mbrojtur një eksponent politik të lartë të tyrin si Balluku, nga akuzat e Prokurorisë se Posaçme që vetë gjermanët kanë krijuar e mbështetur bashkë me partnerët e tyre. Dhekjo për ta është e pa tolerueshme! E për të qenë të sinqertë as nuk kanë pse e tolerojnë këtë gjë që në Gjermani e BE as nuk I shkon në mend kërrkujt ta bëjë. Në rastin më të mirë një zyrtar i dyshuar për korrupsion jep dorëheqjen e heq dorë nga imuniteti. Ndërsa në rastin më të keq asnjë parlament në Europë nuk kthehet në mburojë ligjore apo parlamentare për ta mbrojtur atë nga ligji. E aq më pak Parlamenti Europian.
Por Rama thirrjeve të vazhdueshme gjermane, europiane e amerikane për mos cënimin e pavarësisë së gjyqësorit në rastin Balluku u përgjigjur ose me paqartësi të qëllimshme për të krijuar konfuzion, ose siç thuhet, në takimet e PS me dyer të mbyllura ka folur me retorikë kundërshtuese. E po të shtojmë këtu edhe çështjen Porto-Palermo që po shndërrohet në patate të nxehtë ruse e jo gjermane sa I përket sabotimit të Korridorit 8, situata komplikohet akoma më shumë. Nuk kishte nevojë që Dhoma Amerikane e Tregtisë të shkuante një e-mail publik (!!!) për faullin e rëndë që po shkakton Edi Rama në nivel të sigurisë euro-atlantike në Ballkanin Perëndimor. Ç’ka cënon interesa jetike jo vetëm të Shqipërisë por edhe të partnerëve amerikanë e evropianë. E kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë foli në emër të gjithë miqve perëndimorë të Shqipërisë që mesa e duket e duan Shqipërinë më shumëse vetë Edi Rama. Por mbase Kryeministri është në pamundësi për ta shprehur këtë “dashuri ndaj atdheut”. Por ja që miqtë janë miq sepse të duan edhe kur ti nuk do veten!
Ky trimërim i Ramës nuk është i pandarë nga personi që ka ndërmarrë disa veprime e vendime të dëmshme në kryetë punëve të ekonomisë, energjisë e infrastrukturës në qeverinë shqiptare të periudhës post Ahmetaj e Gjiknuri. Cështja e imunitetit dhe disa Porto Romano që nga Aeroporti i Vlorës, Bankers Petrolium e deri tek TEC-i i Roskovecit, janë një çështje e vetme. Çështje sigurie jo vetëm për Shqipërinë por edhe vetë evropën e ndikuar aq shumë nga Gjermania, e cila këtë herë nuk është pushtuese por çlirimtare. E pikërisht këtu ngatërrohet Rama që kujtimet e të parëve të partisë që ka trashëguar I ka ngatërruar e bërë çorap në kokën e tij, që e mbështet në jastëkë diplomatike sa nga Lindja e Mesme e deri në Evropë. Por mesa duket me mëndje e zemër e mbështet diku tjetër. Aty ku nuk e lënë të jetë njeri lirë që të zgjedhë perëndimin BE-së, Gjermanisë e SHBA-ve por mbrojtjen me çdo çmim të dikujt që e bëri “gjermanin e fundit” të kthehet me “uniformë partizane”!
