Aksident në aksin Pogradec-Lin, automjeti përplas të moshuarin
01 Maj, 2026 14:48
Madhësia e tekstit:
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Pogradec–Lin, në afërsi të fshatit Udënisht, ku një mjet ka përplasur një këmbësor, rreth 80 vjeç.
Sipas informacioneve paraprake, i dëmtuari është marrë menjëherë nga ambulanca dhe është transportuar drejt spitalit të Pogradecit për ndihmë mjekësore.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak momente më parë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.