Galatasary po përjeton një sezon fantastik në Champions. Pasi eliminuan Juven nga faza “play-off”, Osimhen me shokë thyejnë edhe Liverpool, të paktën në aktin e parë. Në një atmosferë fantastike, me një stadium full, Gallata triumfoi 1-0 në ndeshjen e parë duke siguruar një bonus të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit.

Në Stamboll, të shtyrë edhe nga publiku i zjarrtë, Gallata e nisi ndeshjen me gol, ku në minutën e 7-të Osimhen uli një top të bukur në zonë aty ku Lemina me një goditje të saktë dërgoi topin në rrjetë. Vendasit ishin superior në fraksionin e parë duke flirtuar me golin e dytë edhe pak minuta më vonë.

Në pjesën e dytë, Galatasary gjeti sërish golin me Victor Osimhen, por gjyqtari i takimi anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. Më në fund, Liverpool reagoi në minutën e 66-të, ku Ekitike u shkëput shpejt, por në momentin final u ndal nga portieri Mamardashvili. Të kuqtë e Arne Slot tentuan deri në fund të gjenin golin e barazimit, edhe kur e bënë diçka të tillë, gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për prekje të topit me dorë në sulm.

Sigurisht që një humbje e tillë nuk i la një shije të mirë trajnerit Arne Slot: “Mendoj se e nisëm mirë, krijuam 3-4 raste të pastra, por më duhet t’i jap merita edhe rivalëve tanë. Ata kur kanë një shans luajnë sikur të jetë ndeshja e fundit e jetës, duhet të mësojmë nga ata”, u shpreh Slot.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb