Deputetja Albana Vokshi deklaroi se sot në Kuvend u vërtetua edhe njëherë se si funksionon pushteti i Edi Ramës.
Vokshi nënvizon se ‘përballë akuzave dhe kërkesës për llogaridhënie, Rama zgjodhi sërish të mbrojë Belinda Ballukun, duke përdorur votat e një parlamenti të kthyer në mburojë politike për qeverinë’.
Më tej shton se Parlamenti është kthyer në një teatër ku kartonët ngrihen për të mbrojtur pushtetin nga drejtësia.
Reagimi i plotë:
Sot në Kuvend u pa edhe një herë se si funksionon pushteti i Edi Ramës: jo me transparencë dhe përgjegjësi, por me forcën e kartonëve të një mazhorance që i detyrohet pushtetit, bandave dhe krimit.
Përballë akuzave dhe kërkesës për llogaridhënie, Rama zgjodhi sërish të mbrojë Belinda Ballukun, duke përdorur votat e një parlamenti të kthyer në mburojë politike për qeverinë.
Ky nuk është më një parlament që kontrollon qeverinë, por një teatër ku kartonët ngrihen për të mbrojtur pushtetin nga drejtësia.
Por shqiptarët e dinë të vërtetën: as kartonët, as propaganda dhe as mbështetja e krimit nuk mund ta mbajnë përgjithmonë në këmbë një pushtet që ka humbur legjitimitetin.
Ndryshimi është vetëm çështje kohe.
