Berat Gjimshiti luajti 45 minuta në humbjen 1-6 në Champions ndaj Bayernit. Paraqitja në Bergamo ishte ndeshja e 324-t zyrtare e Gjimshitit me Atalantën, duke u bërë lojtari i 5-të me më shumë ndeshje në historinë e klubit italian.

Mbrojtësi kuqezi tejkalon edhe legjendën Cristiano Doni (323 ndeshje).  Lojtari shqiptar ka hyrë tashmë në historinë e klubit dhe nëse qëndron te kjo skuadër, vetëm sa do përmirësojë veten dhe rekordet. Berat Gjimshiti luan te Atalanta që në vitin 2018, periudhë në të cilën u transferua nga skuadra e Beneventos.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb