Medin Memeti realizoi një gol për Melburn Siti, në çerekfinalen e humbur ndaj Aukland, në garën për titullin kampion në Australi. Talenti shqiptar barazoi takimin në fund për ta dërguar me shtesa, por që nuk mjaftoi, pasi skuadra u eleminua nga penalltitë.
Melburn e pësoi në shtesën e pjesës së parë, ndërsa në minutat e fundit po provonte me dëshpërim për të rikthyer baraspeshën. Për golin mendoi Memeti, që kishte marrë vendin e Elbasan Rashanit gjatë pjesës së dytë. Në shtesë nuk pati gol, ndërsa nga pika e bardhë e penalltive, u tregua më i saktë Auklandi.
Sulmuesi 18-vjeçar është një nga lojtarët më të talentuar, ndërsa luan në qendër të sulmit dhe është pjesë e Australisë U-19.
