Izraeli ka nisur sulme të reja drejt kryeqytetit iranian. Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftuan se sulmet e reja synojnë infrastrukturën e regjimit terrorist iranian në të gjithë Teheranin

Shpërthime të shumta janë raportuar në qytet dhe në zonat pranë tij.

Tensioni po përhapet edhe në objektiva ushtarake. Gjatë natës, raketa balistike u lëshuan kundër bazës ajrore Incirlik në Turqi e cila strehon forcat amerikane dhe asetet e NATO-s. Ky është sulmi i tretë me raketa në bazë që nga 4 marsi.

Në të njëjtën kohë, Irani thuhet se goditi Qendrën Ndërkombëtare Financiare të Dubait (DIFC), në përgjigje të sulmeve amerikane ndaj bankave kryesore iraniane.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: