Të paktën pesë persona u plagosën në një sulm me thikë në një shkollë në shtetin amerikan të Uashingtonit.
Sipas raportimeve, incidenti ndodhi në një shkollë të mesme në Tacoma menjëherë pas orës 12:00 të pasdites të enjten.
Pesë persona u shtruan në spital, dhe katër prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.
I dyshuari është ndaluar. Identiteti i tij dhe motivet e incidentit nuk dihen ende.
Televizioni lokal NBC News raportoi se katër nga të plagosurit ishin studentë dhe një ishte roje sigurie.
