Dje në Kuvend teksa u votua për çështjen Balluku, ku me forcën e kartonëve të PS-së u rrëzua kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, mungonin 3 socialistë.

Elisa Spiropali, Fatmir Xhafaj dhe Blendi Gonxhja nuk ishin të pranishëm në sallë në momentin e votimit të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, ndërkohë që për këtë çështje u pyet sot Rama nga gazetarët.

Kreu i qeverisë tha se është detyrë e kryetarit të grupit parlamentar, Taulant Balla që të mësojë arsyet.

Edi Rama: Për prezencën në votim, nuk merrem unë me këtë punë. Është kryetari i grupit, është detyrë e tij që ka detyrë të dëgjojë dhe të kuptojë arsyet e mungesave.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: