Ushtria izraelite i paralajmëroi banorët të evakuohen nga një zonë industriale në perëndim të Tabrizit, një qytet në Iranin veriperëndimor, në një postim në llogarinë e saj X në gjuhën persi.

Ushtria tha se të gjithë në zonë duhet të largohen urgjentisht për “sigurinë dhe mirëqenien” e tyre.

Sulmet do të zhvillohen në orët në vijim, tha IDF.

“Prania juaj në këtë zonë e vë jetën tuaj në rrezik”, thanë ata. Ushtria i bashkëngjiti një hartë postimit të saj në mediat sociale, duke treguar zonën e synuar nga sulmet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: