Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se disa vende do të dërgonin anije luftarake për të mbajtur të hapur Ngushticën e Hormuzit.

Megjithatë Trump nuk ka dhënë detaje të mëtejshme se cilat vende do ta bënin këtë. Në një postim në Truth Social, presidenti i SHBA-së tha se shpresonte që Kina, Franca, Japonia, Koreja e Jugut, Britania dhe vende të tjera do të dërgonin anije në zonë.

“Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara do të bombardojnë pa pushim vijën bregdetare dhe do të fundosin vazhdimisht anije dhe anije iraniane”, shkroi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: