Polonia do të përballet me Shqipërinë me 26 mars, në kuadër të Play Off të Botërorit. Për këtë takim, trajneri i polakëve, Jan Urban nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin Adam Buksa.  Udinese ka bërë me dije se Buksa është i dëmtuar dhe do kthehet në fushë pas periudhës së kombëtareve.

“Adam Buksa ka pësuar një këputje të muskulit soleus në pulpën e majtë . Lojtari ka filluar rikuperimin. Ai do t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe do të kthehet në detyrën ndërkombëtare pas impenjimit të kombëtares”.

29-vjeçari nuk është titullar fiks dhe për Poloninë ka luajtur në kualifikuese ndaj Finlandës dhe Holandës. Deri më tani, në total, Buksa numëron 25 ndeshje për kombëtaren.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb