Forcat Mbrojtëse të Ukrainës kanë penguar një operacion ofensiv strategjik të Ushtrisë Ruse.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e shkroi këtë në kanalin e tij në Telegram .

“Dua të falënderoj ushtarakët tanë që mbrojtën pozicionet e Ukrainës dhe shkatërruan forcat armike. Forcat Mbrojtëse të Ukrainës ndërprenë operacionin ofensiv strategjik të planifikuar nga Federata Ruse për marsin e këtij viti. Edhe pse sulmet dhe goditjet vazhdojnë, intensiteti dhe shkalla e tyre nuk janë siç janë planifikuar nga Forcat e Armatosura Ruse”, thuhet në postim.

Sipas Zelensky, Ushtria Ruse po i përqendron forcat e saj më intensivisht në drejtimin e Zaporozhye: “Ushtria Ruse po përpiqet të rrisë forcat e saj atje, por ne po i shkatërrojmë ato”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb