GJERMANI- Ali Sonboly, autori i sulmit në Mynih, ku humbën jetën 9 persona, mes tyre 3 shqiptarë, kishte nisur përgatitjet për ngjarjen që para një viti. Sipas ‘Tgcom’, bazuar në të dhënat hetimore të policisë, mësohet se 18-vjeçari kishte vizituar skenën ku ndodhi një sulm i ngjashëm si ai i të premtes, në një shkollë në Winneden.

Ngjarja në fjalë kishte ndodhur në vitin 2009, ku një 17-vjeçar vrau 15 vetë në ish-shkollën e tij. Po sipas hetuesve gjermanë, dyshohet se adoleshenti ishte i fiksuar pas ‘vrasjeve masive’. “Pas masakrës nuk fshihet asnjë motiv politik dhe nuk është shtyrë nga askush. Madje sulmuesi nuk zgjodhi as në mënyrë specifike viktimat e tij”, pohoi prokurori i çështjes Thomas Steinkraus.

Po ashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në kompjuterin e tij u gjet edhe një foto nga Andres Breivik, i cili gjatë një sulmi me armë vrau 77 person në Norvegji në vitin 2011. Mes viktimave të sulmit mbetën të vrarë edhe tre shqiptarë: Dijamant Zabergja, Armela Segashi si dhe Sabina Sulaj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: