Ndërsa lufta vazhdon dhe bombardimet vazhdojnë, regjimi iranian nuk heq dorë nga represioni dhe terrori.
Raportohet se kampioni i mundjes 19- vjeçari Saleh Mohammadi, i cili u arrestua së bashku me dy persona të tjerë gjatë protestave të janarit është ekzekutuar.
Saleh Mohammadi, një yll në ngritje nga Qom, dyshohet se u torturua dhe më pas u ekzekutua, thonë grupet e të drejtave të njeriut.
“Ekzekutimi i tij ishte një vrasje e hapur politike, pjesë e planit të Republikës Islamike për të synuar atletët për të shtypur disidentët dhe për të terrorizuar shoqërinë”, tha për Fox News Nima Far, një aktiviste e të drejtave të njeriut dhe atlete iraniane.
His name is Saleh Mohammadi, 19 years old wrestler. He was hanged today in Iran for the crime of protesting in last January and demanding💔 pic.twitter.com/djUPnSI2zg
— Masih Alinejad 🏳️ (@AlinejadMasih) March 19, 2026
