Një shpërthim është regjistruar në orët e para të pasdites pranë Murit Perëndimor dhe Xhamisë Al-Aksa, pasi një raketë iraniane goditi Sheshin Hebraik në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit .
Në pamjet e publikuara në rrjete sociale, shihet momenti kur një raketë balistike iraniane godet zonën.
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes Izraelite tha se raketa u rrëzua para se të arrinte në objektiv, por fragmente të raketës ranë dhe shkaktuan dëme në vendngjarje.
Sulmi ndodhi rreth 400 metra larg Murit Perëndimor dhe kompleksit të Xhamisë Al-Aksa, në zonën e Malit të Tempullit.
Shërbimet mjekësore nuk raportuan viktima nga sulmi, megjithëse dëmet mbeten të konsiderueshme në zonën e parkingut. Irani, nga ana e tij nuk ka bërë një deklaratë zyrtare në lidhje me sulmin.
Another video shows the moment a fragment from an Iranian ballistic missile struck Jerusalem’s Old City this afternoon. pic.twitter.com/qNvTXmRDr6
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) March 20, 2026
