Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot besimtarët bektashinj me rastin e Sulltan Novruzi, duke përcjellë një mesazh për më shumë paqe, shpresë dhe harmoni në shoqërinë shqiptare.

Me këtë rast, Kreu i Shtetit zhvilloi një vizitë në Kryegjyshata Botërore Bektashiane, ku u prit nga Kryegjyshi Botëror, Edmond Brahimaj. Presidenti i përcolli atij urime të përzemërta, ndërsa theksoi rëndësinë që kjo festë mbart për besimtarët bektashinj dhe për mbarë shqiptarët.

Në fjalën e tij, Begaj u shpreh se Sulltan Novruzi është një ditë që duhet të shërbejë si thirrje për reflektim dhe bashkim.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Gëzuar Sulltan Novruzin! Jam këtu te Kryegjyshata Botërore, së bashku me Baba Edmond Brahimaj, për t’u uruar festën e Sulltan Novruzit të gjithë besimtarëve bektashinj, por edhe të gjithë shqiptarëve, që të kenë paqe, begati dhe lumturi në jetën e tyre,” – deklaroi Presidenti.

Ai theksoi gjithashtu se kjo festë përkon me ditëlindjen e Imam Aliu dhe përfaqëson vlera që duhet të mishërohen në jetën e përditshme.

“Sulltan Novruzi është lindja e pranverës, lindja e shpresës dhe e dritës mbi errësirën. Vlerat e paqes, dhembshurisë, dashurisë, solidaritetit dhe besimit për një të ardhme më të mirë duhet të na udhëheqin në çdo ditë të vitit,” – u shpreh Begaj.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb