TIRANË– Kreu i PD Sali Berisha vijoi marshimin me deputetë të PD, i ndjekur nga mbështetësit e demokratët për rreth 2 orë.
Ndërkohë policia është vendosur gardh në rrugët kryesore që të çojnë drejt Parlamentit. Në këtë mënyrë Berisha bashkë me protestuesit u drejtuan te selia blu.
Kreu i PD Sali Berisha ka hyrë në ambientet e selisë blu, ndërsa protestues e mbështetës të shumtë, ndodhen jashtë godinës.
