Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar pas vendimit të Partisë Socialiste për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar, duke e shoqëruar qëndrimin e saj me ironi dhe kritika ndaj mënyrës se si mund të vijojë përplasja mes palëve.

Përmes një reagimi, Koçeku i është drejtuar drejtpërdrejt Spiropalit, duke paralajmëruar se pas përjashtimit nga grupi parlamentar mund t’i kërkohet edhe dorëzimi i mandatit të deputetes. Ajo përmendi gjithashtu mundësinë e heqjes së imunitetit, në rast se Spiropali nuk pranon të dorëzojë mandatin.

“Mos u mërzit Elisa, tash do të thonë ‘dorëzo mandatin!’. Nëse nuk e dorëzon, kanë me të heq imunitetin. Dhi e egër s’kanë si me të thanë”, shkruan Koçeku në reagimin e saj.

Reagimi vjen pas vendimit të PS-së për përjashtimin e Spiropalit nga grupi parlamentar socialist.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb