Sipas ushtrisë izraelite operacionet kundër Hezbollahut në Liban “sapo kanë filluar”. Ministri i Mbrojtjes, Katz ka njoftuar do të ketë një zgjerim të operacioneve në Liban.
Që nga fillimi i luftës me Iranin është përshkallëzuar ndjeshëm edhe konflikti midis Izraelit dhe milicisë Hezbollah, të financuar nga Irani.
Hezbollahu vazhdon të qëllojë me raketa nga Libani drejt Izraelit, ndërsa ushtria izraelite është përgjigjur me sulme ajrore dhe një ofensivë tokësore. Tani Izraeli synon ta zgjerojë më tej këtë ofensivë.
“Operacioni kundër organizatës terroriste Hezbollah sapo ka filluar”, deklaroi shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Ejal Zamir.
Ai theksoi se bëhet fjalë për një “operacion afatgjatë” dhe se ushtria po përgatitet të forcojë sulmet tokësore dhe goditjet sipas një plani të përcaktuar.
