Shtetet e Bashkuara synojnë që lufta me Iranin të përfundojë deri më 9 prill, duke lënë rreth tre javë për vazhdimin e luftimeve dhe negociatave.
Sipas medias izraelite Ynet, një zyrtar izraelit tha se bisedimet mes Iranit dhe SHBA pritet të zhvillohen brenda kësaj jave në Pakistan.
Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu zhvilluan sot së bashku një bisedë telefonike mbi situatën dhe objektivat e luftës në Iran, bazuar në një marrëveshje mes SHBA dhe Izraelit
Kjo u bë me dije nga Netanjahu i cili përmes një video mesazhi në rrjetet sociale njoftoi se “sot fola me Trumpin. Ai beson se ekziston një mundësi për të shfrytëzuar sukseset e mëdha të IDF-së dhe ushtrisë amerikane për të arritur objektivat e luftës të parashikuara në marrëveshje, një marrëveshje që do të mbrojë interesat tona jetësore.
“Në të njëjtën kohë, ne vazhdojmë të sulmojmë si Iranin ashtu edhe Libanin. Ne po shkatërrojmë programet e tyre raketore dhe bërthamore dhe vazhdojmë t’i shkaktojmë dëme serioze Hezbollahut.
Vetëm pak ditë më parë, ne eliminuam dy shkencëtarë të tjerë bërthamorë dhe dora jonë është ende e shtrirë. Ne do të mbrojmë interesat tona jetësore në çdo rrethanë”, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një video.
מוקדם יותר היום שוחחתי עם ידידנו הנשיא טראמפ.
הנשיא טראמפ מאמין שיש סיכוי למנף את ההישגים הכבירים שהשגנו עם צבא ארה"ב, כדי לממש את יעדי המלחמה בהסכם – הסכם שישמור על האינטרסים החיוניים שלנו.
במקביל, אנחנו ממשיכים לתקוף גם באיראן וגם בלבנון. אנחנו כותשים את תוכנית הטילים… pic.twitter.com/EHG9geofkl
— Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) March 23, 2026
