Shtëpitë botuese njoftuan sot se sekuestruan më shumë se 20,000 kopje pirate librash , përfshirë romane nga Arundhati Roy e Indisë dhe Haruki Murakami i Japonisë, gjatë një operacioni që çoi në çmontimin e një rrjeti të madh falsifikues letrar.

Bastisjet, të cilat u zhvilluan më 15 mars, zbuluan “një rrjet kompleks dhe në shkallë të gjerë”, tha Penguin Random House India, duke shtuar se kishte bashkëpunuar me autoritetet, si dhe me botues të tjerë si Hay House dhe Simon & Schuster India.

“Operacioni, i cili zgjati gati 24 orë, shënjestroi disa depo, si dhe një shtypshkronjë klandestine, dhe rezultoi në sekuestrimin e më shumë se 20,000 librave”, tha Penguin Random House në një deklaratë.

Botuesi mirëpriti “një nga sekuestrimet më të rëndësishme të kohëve të fundit të librave të piratuar”.

Gjithashtu u sekuestruan libra të falsifikuar nga historiani Yuval Noah Harari, psikologu Simon Sinek dhe libra vetëndihme nga James Clear.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb