Polonia do të presë sonte në mbrëmje Shqipërinë, me të dyja skuadrat që kërkojnë fitoren për të shkuar në finalen e fundit për të prekur Botërorin. Trajneri Jan Urban dëshiron të ruajë hierarkinë dhe rendin në fushë teksa si portier ka zgjedhur Kamil Grabara për të zëvendësuar Lukasz Skorupski i cili është i dëmtuar.
Jakub Moder, një njeri për të cilin Urban ka një dobësi, është rikthyer në skuadër pas shumë muajsh rikuperimi nga një dëmtim. Ai më parë i ka lavdëruar aftësitë e lojtarit në shumë raste.
E panjohura, megjithatë, ka të bëjë me Piotr Zielinskin, i cili u stërvit individualisht gjatë kampit stërvitor të ekipit kombëtar, por është e vështirë të supozohet se Urban do të kursente një lojtar kyç të ekipit kombëtar.
Formacioni i mundshëm
Polonia: Grabara, Visnievski, Bednarek, Jakub Kivior, Kash, Zielinski, Slisz, Skoras, Kaminski, Szymanski, Levandovski.
