Debati për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian ka shkaktuar ‘përplasje’ në studion e News24 mes gazetarit Poli Hoxha dhe kryetares së degës 9 të Partisë Demokratike, Eda Grimçi.

Në fokus të diskutimit ishin pengesat për hapjen dhe mbylljen e kapitujve të negociatave, veçanërisht ato që lidhen me shtetin e së drejtës. Sipas Hoxhës, pikërisht këto kapituj mbeten “vija e kuqe”, pasi përfshijnë goditjen e klasës politike dhe sekuestrimin e pasurive të tyre. Hoxha përmendi edhe raste të vendeve si Bullgaria dhe Kroacia, duke sugjeruar se ndryshimet politike janë të pashmangshme në procese të tilla. Nga ana tjetër, Grimçi akuzoi drejtpërdrejt qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama si pengues të integrimit.

Debati u tensionua edhe më tej kur u përmend ish-kryeministri Sali Berisha. Hoxha theksoi se Berisha ka pasur përgjegjësi në të kaluarën, duke e cilësuar si “sovranist” në fund të mandatit të tij. Grimçi mbrojti rolin e Berishës, duke theksuar se gjatë qeverisjes së tij Shqipëria arriti anëtarësimin në NATO. Në vijim, Hoxha kritikoi të gjithë klasën politike, duke përfshirë edhe Ramën dhe Berishën, si përgjegjës për situatën aktuale.

Poli Hoxha: Kapitujt që kanë qenë pengesë, janë edhe këtë radhë. Kapitujt e shtetit të së drejtës, janë vija e kuqe. Bëhet fjalë për goditjen e klasë politike, që përfshin dhe sekuestrimin e pasurisë së tyre. Te shteti i së drejtës, ata nuk falin veten e tyre. Reagimi është kaq i fortë, aq momental, dhe ata kur nuk e tejkalojnë për veten e tyre, se kalojnë për këtë. Vija është për t’u futur deri në 2029-ën. Popullit shqiptar i takon, por siç ka ndodhur në Bullgari, apo Kroaci, pa këtë klasë politike që drejton vendin. Këta si klasë politike janë….del Rama dhe thotë; opozita pengon integrimin. Ka qenë vetë Edi Rama që e pengoi procesin për këshillin e qarkut të Fierit.
Eda Grimçi: E majta s’e do integrimin. Na mori më qafë ku 35 vitëshi.
Poli Hoxha: Po lere përgjithësimin. Në 2013 Berisha para se të ikte u bë sovranist. Ai ishte kryeministër më para.
Eda Grimçi: Ai mundësoi futjen e vendit në NATO. Po pse fajin Berisha e ka?
Poli Hoxha: Po ka si nuk ka. Nuk ke pse hidhesh përpjetë.
Eda Grimçi: Si mos të hidhem përpjetë.
Poli Hoxha: Edi Rama, Berisha, dhe disa kokrra të tjera, janë këta individë të veçantë. Ti një individ i ndershëm. Edi Rama është i shkalafitur.
Eda Grimçi: Ai u bë votën shqiptarë. I kërcënon me bukën e gojës.
Poli Hoxha: Pse mundet? Sepse kemi opozitë të dobët. Në 2017-ën pse ia morët gjysmën e qeverisë, ia hoqët? Se u bë presion nga ndërkombëtarët.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: