Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat deklaroi se opozita do të vendosë shumë shpejt për datën e protestës.

Ai tha se ndonëse Rama deklaroi se çështja Balluku ishte mbyllur për ta, për opozitën s’do të ndodhte kurrë.

“Ndjesë shumë se u vonuam për të njoftuar datën, do e njoftojmë në momentin më të parë. Protesta dhe vetëm protesta është reagimi i opozitës. Edi Rama mendoi dhe deklaroi se, çështja Balluku është mbyllur, por ajo nuk mund të mbyllet kurrë, sa ky vend të ketë opozitë, sepse është çështja Rama. Çështja Balluku për opozitën, është çështja Rama..”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: