Tajlanda ka njoftuar arritjen e një marrëveshjeje me Irani për të garantuar kalimin e sigurt të anijeve të saj të naftës në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme energjetike në botë, e cila është paralizuar pjesërisht për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri tajlandez Anutin Charnvirakul gjatë një konference për shtyp, ku ai theksoi rëndësinë e marrëveshjes për sigurinë energjetike të vendit.

“Është arritur një marrëveshje për të lejuar tankerët e naftës tajlandeze të kalojnë në mënyrë të sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit, duke ndihmuar në zbutjen e shqetësimeve në lidhje me furnizimin me karburant të Tajlandës”, deklaroi ai.

Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një pikë kyçe për transportin global të naftës, ku kalon një pjesë e konsiderueshme e furnizimit botëror. Tensionet e fundit dhe përshkallëzimi i konfliktit në rajon kanë shkaktuar ndërprerje dhe rritje të ndjeshme të çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb