Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka përdorur sërish humorin për të kritikuar qeverinë në Kuvend, duke denoncuar rritjen e çmimit të karburanteve dhe situatën e vështirë në fshatrat e Lushnjës.
“Na jepni 2 fije elektrikë, se të gjithë fshatrat nga ora 19:00 deri në 08:00 janë pa drita. Na e zgjasni kabllin se po e hamë bukën mytras, mirë që ka zgjatur dita,” tha Korreshi, duke ironizuar mungesën e infrastrukturës.
Ai shtoi me ironi: “Rrofsh o qeveri që na e ngritët… naftën dhe na e bën jetën më të vështirë. Kjo rritje e naftës e vështirëson jetën e qytetarëve dhe fermerëve që rropaten në mbijetesë. Dilni në Europë, se në Lushnjë ka mbaruar çdo gjë.”
Saimir Korreshi: Na jepni 2 fije elektrikë dhe ne nga Lushnja, se të gjithë fshatrat nga ora 7 e pasdites deri në 8 të mëngjesit janë pa drita, na e zgjasni dhe ne kabllin se po e hamë bukën mytras mirë që ka zgjatur dita.
Rrofsh moj qeveri që na e ngrite…naftën dhe na e bën jetën më të vështirë nga se e kemi. Kjo rritja e naftës e bën të vështirë jetën e qytetarëve dhe fermerëve, që rropaten në mbijetesë. Flasin këtu përfaqësuesit e qeverisë sikur nuk e dinë realitetin e nuk jetojmë në Lushnjë a në këtë vend. Nuk ka drita në fshatrat e Lushnjës gjithë natës. Thonë do hyjnë në “Uropë” se nuk e thonë saktë, se çfarë Europe. Dilni në Europë, se në Lushnjë ka mbaruar çdo gjë.
