Një sërë shqetësimesh ka shprehur një i ri në revoltën e sotme kundër kryeministrit Edi Rama.
Ai theksoi se kjo protestë është kundër sistemit që ka ngritur Berisha e Rama.
“Korrupsioni fillon në spital në arsim. Me këtë sistem që ka ngritur Rama e Berisha kanë vjedhur pronat e shqiptarëve. Edhe të vetët Ramën e shpallën non grata. Të thotë Edi Rama se çfarë mund të bëjë një pensionist me 200 mijë lekë? Largoi gjithë rininë. Këtë vend e ka kapur krimi e korrupsioni. Një i ri u vra në derë të shtëpisë. Në Krujë u rrezikuan banesa. Çfarë ka bërë Rama, fasadë? Pse nuk blenë avionët…Janë me krim nga koka te këmbët…Rama na flet sot për zhvillim si Rrapush Xhaferi në ’97…Ka promovuar për analfabetizmin, Zegjineja ku i gjeti 250 mijë euro? “, tha ai.
